0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Palmer porosit Lajcakun e Vucicin: Mos bëni krahasime mes Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic kishte thënë se në marrëveshjen e mundur finale me Kosovën do të ndodhë edhe shkëputja e Republikës Serbe të Bosnjës, duke menduar kështu inkuadrimin e saj në territorin e Serbisë.

Këtë lloj kushtëzimi Vucic ia kishte kërkuar Bashkimit Europian, ku Emisar i BE’së, Miroslav Lajcak ishte në dijeni, po ashtu edhe autoritetet kosovare.

- Advertisement -

Por, zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, ka porositur Vucicin dhe Lajcak që në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, mos të përzihet dhe bëhen krahasime me Republikën Serbe të Bosnjës.

Palmer ka thënë se për SHBA-në nuk ekziston ndonjë paralele midis Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjës, ai tha se Kosova është shtet dhe se ekzistojnë raporte diplomatike me SHBA’në.

Po ashtu Palmer ka thënë se Vucicit, Lajcakut dhe kryeministrit Hoti ia kumtuar këtë që mos të përfshihet Bosnja në procese të tilla të marrëveshjes mes dy vendeve.

- Advertisement -

Kosova është shtet dhe kemi raporte diplomatike me të. Sa i përket Republikës Serbe të Bosnjës, korniza për të ardhmen politike është vënë me marrëveshjen paqësore të Daytonit dhe fjala është për të ardhmen e Bosnjës si shtet i pavarur me integritet territorial të pacenueshëm. Ajo e ardhme është më e mira për të gjithë në Bosnjë. Do të dëshironim shumë që të kishim marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që do ta hapte rrugën drejt BE-së”, tha Palmer.

Normalizimi ekonomik do të duhej ta mundësonte edhe normalizimin politik të raporteve. Isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me Lajçakun, Vuçiqin dhe Hotin. Iu thashë se SHBA-ja e mbështet procesin e udhëhequr nga BE-ja dhe nuk do ta përfshija fare Bosnjën në procese të tilla. Ajo që po ndodh me Republikën Serbe të Bosnjës është çështje e brendshme e Bosnjës dhe ky është qëndrim edhe i Vuçiqit”, tha Palmer sot në Sarajevë.

- Advertisement -

Kujtojmë se me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, është nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit