0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Palmer: Qëndrimi ynë kombëtar është që të arrihet njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Rekomandime

I dërguari i Departamentit amerikan për Ballkan Mathew Palmer, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Serbi, Godfri përmes Facebookut, ku kanë shprehur besimin se marrëveshja për normalizimin e raporteve mes palëve do të ju hap rrugë drejt BE-së, edhe Serbisë edhe Kosovës.

- Advertisement -

“Marrëveshja për normalizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë do të hap rrugën drejt BE-së, ndërsa ShBA duan që dy palët të jenë partner”, tha Palmer në vido-takimin me Godfri.

Ata potencuan se nuk ka zgjidhje pa dialog dhe bisedime dhe në një moment do nevojitet kompromisi.

“Qëndrimi ynë nacional është se në procesin e normalizimit të arrihet njohja e ndërsjellë” tha Palmer, duke shtuar se Kosova e Serbia duhen pranohen mes vetes si partner.

- Advertisement -

Lidhur me punën e Korporatës Financiare Zhvillimore (DFC), Godfri tha se “DFC është pjesë e politikës amerikane dhe sekretari i shtetit Blinken ka thënë se puna vazhdon”, duke përmendur vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme.

Palmer shtoi se DFC është me rëndësi në bashkëpunimin mes Serbisë edhe ShBA dhe gjithë regjionit.

- Advertisement -

Palmer dhe Godfri kanë shpreh shqetësimin lidhur me lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve, si një ndër elementet bazë të shoqërisë demokratike.

“Rruga drejtë BE-së nënkupton rolin e medieve dhe gazetarinë hulumtuese”, tha Palmer.

Më herët, Palmer ka zhvilluar një bisedë të ngjashme përmes videos me presidentin e Serbisë Vuçiq, ndërsa ditë më parë edhe me kryeministren Brnabiç dhe ministrin e jashtëm Selakoviç e kryetarin e Kuvendit Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit