4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Pamë një sjellje shumë të çuditshme te pala serbe”, Bislimi flet pas dështimit të marrëveshjes për targat

Rekomandime

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt sot në Bruksel nuk solli marrëveshje lidhur me targat e veturave.

Besnik Bislimi, kryenegocatior nga Kosova e ka quajtur udhëtimin në Bruksel të kotë, pasi tha se pala serbe nuk ka prezantuar një propozim në lidhje me çështjen e targave që sipas tij e kishin paralajmëruar.

- Advertisement -

Fatkeqësisht s’mund të raportoj se kemi arritur marrëveshje. Pritjet kanë qenë shumë të mëdhaja meqenëse takimi ka ndodhur me kërkesë të palës serbe e cila me shkrim i ka konfirmuar z.Lajçak se sot do të vijë me propozim konkret për çështjen e targave, propozim i cili do të jetë në harmoni me kriteret e parapara në marrëveshjen e 30 shtatorit, do të thotë një propozim me zgjidhje të përhershme dhe në harmoni standardet më të mira të BE’së. Kjo ka qenë garancioni që na është ofruar neve për me udhëtu për Bruksel”, tha Bislimi.

Fatkeqësisht sot pamë një sjellje shumë të çuditshme të palës serbe, e cila thotë se e kemi një ide por s’mund ta shpalosim, kemi probleme politike e nuk mund ta sjellim.

Thjesht në këtë drejtim udhëtimi ka qenë krejt i kot për arsye se ata si duket vetëm kanë ardhur në Bruksel sa për të krijuar lajmin për media se ata dëshirojnë të bisedojnë mirëpo kanë ardhur pa kurrfarë ideje pa kurrfarë propozimi dhe zgjidhje”, shtoi ai.

- Advertisement -

“Arsyeja pse s’mund të themi se kemi marrëveshje është se pala serbe ka ikë para kohe në aeroport edhe nuk ka mund me qëndruar deri në qëndrimin final”, tha Bislimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit