0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pamje ekskluzive nga arrestimi i Kushtrim Krasniqit të grupit të ‘Lepotës’

Rekomandime

Pasditen e sotme është arrestuar Kushtrim Kransiqi, anëtar i grupit të Astrit Mehmetit apo siç njihet ndryshe ‘Lepota’, të cilët gjatë muajit nëntor kishin shtënë me armë zjarri në hyrje të klubit të natës ‘Duplex’ në Prishtinë, ku kishin mbetur të plagosur 4 persona, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Lajmi për Gazetën Metro është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se arrestimi ka ndodhur sot pas një operacioni policor.

“Po, ju konfirmoj se gjatë një operacioni policor, personi i potencuar nga ana juaj sot pasdite bazuar ne urdhresen e gjykates kompetente eshte arrestuar”, ka thënë Hoxha.
Zëdhënësi i Policisë tutje për Metron ka potencuar se veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë.


Pamje nga arrestimi i Kushtrim Kransiqit

- Advertisement -

“Ai është arrestuar me urdhër gjykate për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ në tentativë,që ndodhi më 13 nëntor 2019 në një diskotekë. Të gjitha veprimet e tjera lidhur me këtë rast do të ndërmerren me koordinim me organet kompetente të drejtësisë”, ka thënë ai.


Pamje nga arrestimi i Kushtrim Kransiqit

- Advertisement -

Por kush është Astrit Mehmeti dhe cila është lidhja e Kushtrim Krasniqit me të?

Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti, këta të fundit të dy të armatosur.

Problemi ka nisur qysh herët nga Mehmeti i njohur si ‘Llepota’ në kryeqytet, ai kishte bërë disa herë probleme në klubin e natës ‘Duplex’, raste këto që janë të njohura për Policinë.

Për këto arsye atij ju është ndalur hyrja në klubin e natës dhe sigurimi të premten ka penguar duke deklaruar se nuk mund të hyjë brenda.
Por pas kësaj kishte filluar sherri i madh, ku Mehmeti dhe grupi i tij nxjerrin armët dhe shtien në drejtim të sigurimit që ishin aty, madje ai pas kësaj edhe përleshet fizikisht me ta.

Nga ky sulm i armatosur, Mentor Bogujevci, Arben Jashari, Kujtim Gashi dhe Arsim Shala janë katër personat të cilët kishin mbetur të plagosur dhe kishin marrë tretman në QKUK.

Kujtojmë se Astrit Mehmeti ‘Llepota’, ende nuk është arrestuar nga Policia dhe siç dihet deri tani, ai është arratisur jashtë Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit