3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pamje nga arrestimi i vëllezëreve shqiptarë dhe e ëma që e vranë policin malazez

Rekomandime

Tre shqiptarë janë arrestuar pasi ekzekutuan me armë zjarri policin malazez Millutin Lekoviq, gjatë kalimit të kufirit.

Personat që kanë gjuajtur në drejtim të policit kufitar malazez, Milutin Lekoviç janë të Malësisë së Madhe të Republikës së Shqipërisë.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në Igalo, në afërsi të qytetit Herceg Novi, në orën 14:00, rreth 5 km larg kufirit kroat.

Tre personat, të cilët nuk kanë pasur me vete dokumenta identifikimi, në momentin e ndalimit kanë thënë se janë nga Kosova.

Nga raporti i policisë malazeze mësohet se Luan Hasanaj 43 vjeç është autor i vrasjes së policit 41-vjeçar Millutin Lekoviq, ndërsa në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, Lulëzim Hasanaj (vëllai) 49 vjeç dhe Nure Hasanaj (e ëma) 67 vjeçe.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit