5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Prindërit kërkojnë hapësirë që fëmijëve t’u mundësohet falja në shkollë

Rekomandime

Drejtori i Shkollës “Gjin Gazulli”, Bujar Gjocaj ka thënë që prindërit me shkrim kishin kërkuar hapësirë brenda objektit shkollor, në mënyrë që fëmijëve të tyre t’iu mundësohej praktikimi i riteve fetare.

Dikush në këtë shkollë, praktikon fenë islame duke falur pesë vaktet.

- Advertisement -

Njësoj, veprojnë edhe disa nxënës të tjerë.

Në këto rrethana, këta e panë të domosdoshme që një hapësirë brenda shkollës, t’i dedikohej këtij procesi.

Prandaj, nxënësit, përmes prindërve të tyre ia dërguan menaxhmentit të shkollës një kërkesë.

- Advertisement -

Në përmbajtjen e saj, kërkohej që një hapësirë e shkollës, të dedikohet për t’u falur nxënësit. Sipas drejtorit të shkollës, Bujar Gjocajt, ishin rreth pesëmbëdhjetë nxënës të cilët drejtuan një kërkesë të tillë. E kjo ishte trajtuar nga shkolla, pavarësisht bazës ligjore. Këta tregojnë që kishin diskutuar me prindërit dhe nxënësit, se si rregullohet kjo çështje.

Sipas Gjocajt, edhe pas këtij rasti nxënësit kishin kërkuar t’iu mundësohet që të falen në shkollë.

- Advertisement -

Mirëpo, si trajtohet ligjërisht një çështje e tillë në Kosovë?

Baza ligjore në vend, trajton edhe çështjen e praktikimit të fesë, fillimisht përmes një udhëzimi administrativ.

Ndërsa në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, sipas nenit 4 ndalohen aktivitetet promovuese jashtë Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës, në përfitim ose në dëm veç të tjerash, edhe fesë.

Video nga minuta 19:00

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit