10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pamje nga Beteja e Koshares: Ky ishte Beg Rizaj, ja çfarë thotë ai

Rekomandime

Më 9 prill të vitit 1999 ishte zhvilluar beteja më e përgjakshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj armikut serb ishte ajo e Koshares.

Në këtë betejë kur edhe u bë thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar morën pjesë djem trima nga të gjitha trojet shqiptare, shumica prej të cilëve sot nuk janë më.

- Advertisement -

Në mesin e tyre për lirinë e Kosovës, ka marrë pjesë edhe i ndjeri Beg Rizaj “Komandant Begu”, i cili është një prej viktimave të përplasjes së armatosur të ndodhur në Kumanovë më datat 9 dhe 10 maj.

Në këtë video ai tregon se është nga Deçani dhe përkundër moshës së re shprehet i vendosur të luftoj përkrah UÇK-së.

Kujtojmë se beteja e Koshares është njëra prej betejave ku serbët shovinist kanë pësuar më së shumti dëme në njerëz dhe arsenalin e saj e që e kishte mjaftë të fuqishëm kundrejt forcave ushtarake shqiptare.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit