13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Pamje nga droni si në filma, momenti kur Policia shqiptare kap personin e shumëkërkuar

Rekomandime

Policia e shtetit në Shqipëri ka publikuar pamjet kur ka arritur të kap një person të shumëkërkuar. Operacioni është zhvilluar në Lezhë dhe ka rezultuar me sukses.

Në vend të ngjarjes janë sekuestruat armë zjarri, municion Iuftarak dhe një sasi baruti.

- Advertisement -

Njoftim i plotë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Lalm i Ri”, për kapjen e një shtetasi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA.
Kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vr* asja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Sekuestrohen një armë zjarri kaIIashnik0v, municion Iuftarak dhe një sasi baruti.
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij.
Në këtë kuadër është finalizuar me sukses operacioni policor “Lalm i Ri”, si rezultat i të cilit është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Vr* asje”, dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kaIIashnik0v, municion Iuftarak dhe një sasi baruti.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. P. (i arrestuar me parë), kanë vr*arë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit