Policia e Kosovës tashmë ka sekuestruar veturën luksoze “Bently” të Morana Tarakut, e cila ka rezultuar të jetë e vjedhur në Gjermani.
Gazeta ka raportuar ekskluzivisht pak minuta më parë se vetura “Bently” e Morena Tarakut në vlerë të rreth 250 mijë eurove është raportuar e vjedhur në Gjermani. Për këtë rast janë të informuar autoritetet në Gjermani, Interpoli dhe Policia e Kosovës.
Siç merr vesh Gazeta vetura e këngëtares është sekuestruar në periferi të Prishtinës.
Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.