Një vajzë 5-vjeçare nga Guatemala u gjet duke u endur vetëm pranë murit kufitar midis SHBA dhe Meksikës.
Sipas një deklarate nga Dogana e SHBA dhe Mbrojtja e Kufirit, 5-vjeçarja e cila nuk është emëruar u zbulua nga agjentët e Patrullës Kufitare, pasi ajo u rrz.ua pranë fundit të murit.
Videoja e shpërndarë nga shefi i patrullës Aaron Heitke, ku vogëlushja shfaqet duke vrapuar ka bërë xhiron e rrjetit. Agjentët morën fëmijën në pyetje duke zbuluar se prindërit e 5-vjeçares ndodheshin në SHBA.