Fatkeqësisht numri i viktimave nga tërmet me magnitudë 6.4 shkallë që goditi dje Shqipërinë, veç se po rritet. Numri i të vdekurve ka arritur sot në 27, ndërsa dëmet që ka lënë në Durrës janë shumë të mëdha
Mediumi shqiptar A2 CNN ka zbuluar disa pamje me dron, ku qyteti i Durrësit shihet në një pamje të mejrueshme.
Plane me dron nga zona e plazhit në Durrës dhe hoteli Vila Mare i shembur, pallatet e dëmtuara në qytet dhe përgatitja e çadrave për njerëzit në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”.
Kujtojmë se përveç viktimave, deri tani raportohet për mbi 650 të lënduar të cilët kanë marrë trajtim në ‘Spitalin e Traumës’.