1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pamje të rënda: Si u gjet Astrit Dehari dhe qelia në ditën e vdekjes së tij

Rekomandime

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari vdiq në rrethana misterioze brenda qendrës së paraburgimit në Prizren, një muaj pasi që mori lajmin se ai dhe gruaja e tij do bëheshin prindër.

Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij me 5 nëntor të vitit 2016.

Televizioni 7 ka siguruar edhe komplet dosjen me detaje se si u gjet dhoma e qelisë së Deharit.

- Advertisement -

Në këto fotografi përshkruhet në detaje se çfarë ishte gjetur në qelinë, ku Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur.


Këtu shihen disa nga gërvishtjet që ka pasur i ndjeri në trup.

E në një tjetër foto paraqiten lëndimet në kokë, dorë, krahë e në pjesën e parakrahut.

- Advertisement -


Ndërkohë, këtu ishte gjetur edhe ky sapun me ngjyrë të kuqe përmbi që dyshohet të jetë gjak dhe këto brisqe.


E në qelinë e Deharit ishte gjetur edhe ky laps kimik, një najlon në formë litari, sfungjer brenda këmishës e të tjera.

- Advertisement -


Poashtu këtu ishte gjetur edhe kjo shishe mjalti, e ky peshqir i gjakosur.


Dehari, sipas ekspertizave të bëra, u konstatua që ka kryer vetëvrasje në qeli. Megjithatë diçka të tillë nuk ka pranuar Lëvizja që aktivisti i përkiste.

Së fundmi kanë ardhur rezultatet e një ekspertize të kryer nga Qendra Universitare i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicres. Rezultatet e saj akoma nuk janë bërë të ditura dhe Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ato do t’i dërgohen familjes Dehari, pasi të përkthehët.

“Sot me datë 17 tetor 2019, nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit. Për hir të informimit të drejtë, Prokurori i Shtetit me të pranuar këtë raport, do ta dërgoj atë për përkthim në gjuhën shqipe, pasi që ky raport është pranuar në një nga gjuhët zyrtare të shtetit të Zvicrës, dhe në momentin që raporti të përkthehet dhe analizohet nga prokurori i rastit, konform dispozitave ligjore do t’i dërgohet avokatit të familjes Dehari, si dhe do të bëhet publik për opinionin”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit