16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Vetëvendosje do të bëjë ankesë në Supreme kundër vendimit të PZAP’së

Rekomandime

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berim Sallahu, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

- Advertisement -

Ai ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se brenda afatit ligjor do të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar ai.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë sot pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ’ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV’së Albin Kurtin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit