14.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Rasti i Aro Muricit: Menaxheri i Kosovës tregon çfarë ka ndodhur dhe zbulon nëse do ndëshkohet portieri

Rekomandime

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i është përgjigjur pytjeve në rastin e publikimit të pamjeve të portierit, Arijanet Muricit, me një femër në hotelin ku grumbullohen futbollistët tanë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme janë publikuar disa fotografi ku Arijanet Muric shihej në shoqërinë e një femre dhe duke pirë disa pije që besoheshin që janë me alkool.

Rreth këtyre ka folur sot menaxheri, Bajram Shala, sipas të cilit femra që shihet në foto nuk ka qënë në dhomën e hotelit dhe se pijet kanë qenë paalkool.

“Me Aro Muricin nuk ka ndodhur asgjë dhe në media është raportuar se kinse vajza është në dhomën e tij të hotelit dhe nuk ka pasur pije alkoolike. Vajza ka qenë aty për të bërë një fotografi dhe nuk ka asgjë për t’u diskutuar e as për t’u ndëshkuar askush” – ka deklaruar Shala.

- Advertisement -

Konferenca e mbajtur sot në Athinë është mbyllur para kohe, teksa Bernard Challandes nuk ka dhënë përgjigjje rreth situatës së krijuar nga Murici.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit