Në mediat sociale vijojnë që të publikohen pamje të filmuara nga qytetarët në Ukrainë që dëshmojnë përplasjen mes forcave të dy vendeve.
Në një video të filmuar së fundmi në qytetin e Kharkiv-it tregohet momenti kur ukrainasit rrëzojnë një avion rus. Nga pamjet mund të shihet avioni rus, i cili pasi goditet nis që të humbasë lartësi.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në SHBA ka bërë të ditur se forcat ruse ndodhen rreth 31 milje larg qytetit juglindor të Mariupol-it. Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes u shpreh se SHBA beson se qyteti në fjalë do të jetë i mbrojtur mirë, “duke u bazuar në atë që Amerika di rreth pozicioneve ushtarake të ukrainasve.