10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Agim Veliu flet për marrëveshjen me Albin Kurtin!

Rekomandime

Dy partitë politike fituese në zgjedhjet e 6 tetorit kanë zgjedhur të mos japin shumë detaje pas çdo takimi të zhvilluar mes tyre.Ngjashëm edhe në takimin e sotëm, përfaqësuesit e të dy subjekteve politike janë shprehur të rezervuar rreth asaj çfarë kanë diskutuar në takim, i cili zgjatë me tepër së 3 orë.Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu në një prononcim të shkurtër për “Gazeta Blic” ka treguar disa detaje të vogla rreth takimit Mustafa-Kurti.

- Advertisement -

Veliu ka theksur se bisedat dhe përpjekjet po vazhdojnë, ndërsa sa i përket marrëveshjes nuk ka pranuar të flasë më tepër.

“Nesër vazhdojnë bisedat, vazhdojnë përpjekjet dhe tash të shohim. Sa i përket marrëveshjes nuk mund të them diçka më tepër, nesër vazhdojnë sërish bisedat ndërsa sa i përket orarit të takimit kjo ka mbetur të caktohet mes kryetarëve” ka thënë shkurt Veliu.Kujtojmë se nga ky takim i cili zgjati për 3 orë me radhë nuk u arrit të finalizohej marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe LVV-së.

E vetmja gjë për të cilë u dakorduan dy partitë politike është që dhe nesër të zhvillojnë një takim mes tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit