0.7 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Tha se e gjeti shërimin për diabet, merr reagime të shumta nga mjekët e QKUK-së: Veç kjo bën vaki në Kosovë

Rekomandime

Kirurgu abdominal, Arbër Morina, po pretendon se sëmundja e pashërueshme e diabetit, në fakt mund të shërohet me metodat kirurgjike. Po, ndaj postimit të Morinës në Facebook, kanë reaguar shumë mjekë, të cilët madje thonë se po ta kishte zbuluar këtë ilaç, Morina do të merrte çmimin Nobel për shëndetësi.

Morina në një postim në Facebook ka shkruar se “Diabeti Mellitus Tip 2 (Insulinë dhe Jo insulinvartës) ose sëmundja e ‘sheqerit’ dhe Obeziteti morbid ose trashja mbinormale, Tashmë shërohen përjetësisht me një teknik minimale invazive me 99% sukses”.

- Advertisement -

Por të menjëhershme kanë qenë reagimet nga kolegë të tij shqiptar në Gjermani. Një prej tyre, Ali Ademaj, madje i ka kërkuar Morinës që të heq postimin e tij për shkaqe të etikes mjekësore.

“Kjo është e pamundur. Në Klinikën Gjermane ku punojë unë, këso operacione i kena bërë qysh para 25 vjetësh, por asnjë pacient nuk u shërue nga diabeti dhe marrja e insulinës. I nderuari koleg është mirë që këtë postim ta largoni se është kundër etikës mjekësore”, ka shkruar Ademaj.

- Advertisement -

Një reagim ka ardhur edhe nga një mjek tjetër. Jusuf Ulaj, me profesion neuropsikiatër dhe prikoterapeut, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se po ta zbulonte këtë ilaç, Morina do të ishte fitues i çmimit Nobel për shëndetësi.

Pata shkruar para do kohe për një “mjek popullor” (HR) që thoshte se shëron sëmundjen e sheqerit me nutricion dhe e largon insulinën nga përdorimi. Sot paska dal një doktor – kirurg me diplomë (Arber Morina) dhe ka entuziazmuar aq shumë publikun sa për 4 orë qenka shpërndar nga 600 persona në FB – me shumë komente dhe urime përcjellëse.

- Advertisement -

Ky kirurg thotë se me “metodë minimale invazive” shëron obezitetin e diabetin dhe insulinës i thotë lamtumirë.

E shkruan numrin e tel. personal dhe fton qytetarët që kanë nevojë t’i lajmërohen.

Jam i sigurt, se zbulimi i ilaçit për shërimin e diabetit dhe largimin e insulinës nga përdorimi të rreth 200 milion përdoruesve/botë do të jetë lajm global dhe zbuluesi do të merr çmimin Nobel. Prandaj kujdes, ruajuni dhe mos merrni turr në kësi ftesa qesharake!”, ka shkruar Ulaj.

Ndërkaq lidhur me postimin e Morinës, ka reaguar edhe drejtoresha e Klinikës Endokrinologjike në QKUK, Venera Berisha – Muharremi.

Në një artikull shkruar për media, Berisha – Muharremi ka thënë se Pas Burdushit dhe Hetem Ramadanit tani fatkeqësisht edhe doktori manipulon me Diabetikët dhe Obezët.

Ndërkaq, në postimin e Morinës janë edhe disa komente tjera, reagime nga endokrinolog të cilët kanë hedhur poshtë mundësinë e shërimit të diabetit, e aq më pak me metoda kirurgjike.

Zotëri a e din ti se diabeti melit është sëmundje e pashërueshme? Është sëmundje kronike, progresive metabolike trajtimi i së cilës bëhet me protokolle të caktuara ndërkombëtare.

Bëhu serioz dhe puno në degën për të cilën ke kry shkollimin. Dr. Valton Saiti, internist – endokrinolog”, thuhet në një koment të postuar nga Ilir Saiti.

Kujtojmë se përveç Morinës edhe mjeku popullor Hetem Ramadani pati pretenduar se e kryen shërimin e diabetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit