13.6 C
Pristina
Friday, June 9, 2023

Testi i cili shpëton jetën!

- Advertisement -

Të rekomanduara

Bashkoni gishtat dhe vetëm për dy sekonda mësoni a ju kërcënon kanceri i mushkërive:

Testi i “shikimit” të gishtave bëhet në atë mënyrë që i bashkoni dy gishtat tregues, me thonj të jenë të kthyer njëri ndaj tjetrit.

- Advertisement -

Kur t’i bashkoni, midis dy pllakave të thonjve do të duhej të ekzistojë hapësirë e lirë.

– Nëse nuk ka hapësirë të tillë, ndërkaq gishtat tuaj janë të rrumbullakuar butësisht, atëherë mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje shumë serioze siç janë tuberkulozi, sida, hepatiti apo kanceri i mushkërive, – thekson Ema Norton, nga Kompania internacionale shëndetësore Bupe.

“Nail clubbing” quhet gjendja kur njeriu me rastin e bërjes së testit nuk ka hapësirë të lirë midis dy thonjve.

‘Clubbing’ është në të vërtetë shkurtesa e bërë nga emrat e të gjitha sëmundjeve të cilat potencialisht mund t’i keni nëse nuk e keni vrimën midis thonjëve.

- Advertisement -

– Shumica e njerëzve të cilët kanë karcinomë në mushkëri as që dinë për testin e sipërcekur, mirëpo pikërisht kjo juve ai mund t’ju paralajmërojë për mundësinë e kancerit të mushkërive.

Testin e përdorin ekspertët mjekësorë si metodë të pjesshme të përcaktimit të gjendjes, mirëpo mund ta bëni edhe vetë, sepse zgjat vetëm disa sekonda.

Përse ndodh ënjtja e gishtave te të sëmurët të cilët kanë kancerin e mushkërive?

Në të vërtetë, siç theksojnë shkencëtarët e Universitetit në Lids, sëmundjet siç janë tumoret dhe kanceri shkaktojnë dhjetë herë më shumë prodhim të materies PGE2, e cila ndihmon në qetësimin e përflakjeve në mushkëri, më shumë se që është ajo e nevojshme për trupin.

Lëngu pastaj grumbullohet në maja të gishtave dhe shkakton ënjtjen e tyre. Ajo ënjtje zhvillohet në tri faza – në të parën thonjtë bëhen më të butë, në të dytën shtrembërohen, ndërkaq në të tretën nënkuptohet trashja e fundeve të gishtave.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -