8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pandeli Majko e godet Vuçiqin pasi publikoi hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në të

Rekomandime

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas fotografisë që ka publikuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ku shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Majko në një shkrim në Facebook ka thënë se me publikimin e kësaj fotoje, Vuciq tregon se i pëlqen papajtueshmëria.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

“Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Majko.

I njëjti ka shtuar se sovraniteti i Republikës së Kosovës garantohet nga NATO e jo nga Instagrami, rrjet social ku e ka publikuar fotorgafinë Vuciqi.

- Advertisement -

“Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Vuçiqit për këtë foto i ka reaguar edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj përmes një postimi në Twitter tha se Serbia po propagandon e po nxitë urrejtje kundër fqinjëve.

“Serbia nën @avucic sundimi autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. # Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ndërkaq me anë të një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiqit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit