0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pandeli Majko: Jam ortodoks, por kisha ortodokse kryqin shpesh e ka përdorur si thikë pas shpine për shqiptarët

Rekomandime

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka komentuar akuzat që Gjykata Speciale ka bërë në drejtim të të akuzuarve, ku veçonte viktimat si katolikë, duke aluduar se në Kosovë ka pasur ekzekutime në baza fetare.

- Advertisement -

Majko ka thënë se nuk qëndron fare akuza se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përndjekur katolikët, por përkundrazi këtë e bënte Ushtria Serbe e cila kishte si qëllim të zhdukte fenomenin e diversitetit fetar ndër shqiptarë, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, Kisha Katolike ishte në përputhje me kauzën kombëtaree, për dallim nga Kisha Ortodokse, për të cilën Majko, i cili edhe vetë i përket besimit ortodoks, thotë se kryqin shpesh nuk e përdorte si kryq, por si thikë pas shpine për shqiptarët.

“Dëshiroj të nënvizoj një fakt. Gjatë periudhës së luftës, ushtria serbe kujdesej veçanërisht, po veçanërist që të spastront shqiptarët katoliktë dhe këtë e bënte me qëllimin që të zhdukte fenomenin e fundit të diversitetit fetar që kishim. Për më tepër ju po flisni me ish-kryeministrin e Shqipërisë. Unë nga besimi jam ortodoks, gruaja ime është katolike, por unë e di shumë mirë që Kisha Ortodokse përballë shqiptarëve, kryqin shpesh nuk e ka përdorur si kryq, por si thikë pas shpine dhe ky është fakt.”, ka thënë Majko në një lidhje direkte në Radio Televizionin e Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se Gjykata Speciale është një provë shumë e vështirë dhe të gjithë ndihen të fyer nga ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit