2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pandeli Majko: Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!

Rekomandime

Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit.

“Gëzuar festat miq! Shqiptaria është histori, tokë dhe njerëz… Do tja dalim sic thotë hymni ynë “se zoti vetë e tha me gojë” Shqipëri!…”, ka shkruar Majko në faqen e tij në Facebook.

“Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!”

- Advertisement -

“Gëzuar vëllezër e motra kudo ku jeni!”

Majko në këtë postim ka shtuar një foto të një të moshuari me plisë në kokë, i cili përpara një tanku britanik mirëpret ardhjen e trupave ndërkomëbtare të cilët ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

Javën e kaluar ka pasur zhvillime të mëdha në Shqipëri. Kreyministri i këtij vendi, Edi Rama, ka nënshkruar në Tiranë marrëveshjen e minishengenit së bashku me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Rama ka marrë kritika të shumta për shkak se ka lidhur një marrëveshje me Aleksandër Vucicin, i cili pak kohë më parë mohoi edhe një herë krimet serbe mbi Kosovën dhe masakrat e forcave paramilitare serbe mbi shqiptarët. Po ashtu kjo marrëveshje cilësohet si një platformë në të cilën Serbia do të merrte rolin udhëheqës në rajon, dhe është cilësuar me një Jugosllavi të re.

- Advertisement -

Majko njihet si mik i mirë i politikanëve shqiptarë në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit