18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Papa Françesku: “Djalli ekziston”, Vatikani përgatitet për takimin ndërkombëtar të ekzorcistëve

Rekomandime

Pas disa ditësh në Vatikan do të mbahet një takim ndërkombëtar i ekzorcistëve. Periudha e zgjedhur këtë vit është nga 16 deri më 21 maj.

Sipas gazetës La Repubblica, organizimi është ndërmarrë nga Universiteti Katolik i Selisë së Shenjtë Regina Apostolorum .

- Advertisement -

Ky është takimi i 16-të që bëhet në lidhje me temën e ekzorcizmit. Organizatorët shpjegojnë se takimet janë “seminare unike në botë, me një qasje të shumë anshme dhe ndërdisiplinore ndaj problemit” , duke iu referuar pikërisht priftërinjve që janë specializuar në ekzorcizmin dhe lutjet për mposhtjen e Satanit.

Sipas informacioneve të deritanishme, seminaret në Romë do të marrin pjesë nga ekzorcistët e besimeve të ndryshme të krishtera, një ekspert mysliman i “demonologjisë”, antropologë, ndërsa do të prezantohet një kërkim shkencor mbi temën e ekzorcizmit, i cili është kryer në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës.

Ndërkohë, 13 ekzorcistë nga ishulli italian i Sardenjës janë takuar ditët e fundit për të shkëmbyer përvoja, për të diskutuar se sa ka ndryshuar roli i tyre dhe për të adresuar sfidat e tyre të reja.

- Advertisement -

Vetë Papa Françesku , për më tepër, së fundmi iu referua Luçiferit dhe si duhet trajtuar ai:

“Djalli ekziston, sigurisht që ekziston. Ne nuk duhet të lavdërojmë veten, sepse pikërisht në këtë dimension që ne e jetojmë sikur të ishte ekskluzivisht për ne, në këtë pikë depërton djalli. Me fjalë të tjera, ne nuk duhet të lavdërojmë në mënyrë indirekte demonin ”, u tha Papa besimtarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit