1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Para 10 muajsh i quajti grupe kriminale, ja çfarë thotë Selmanaj tani për AAK-në dhe NISMA-n

Rekomandime

Driton Selmanaj nga LDK ka folur në Debat Plus rreth situatës aktuale politike. Ai ka komentuar edhe deklaratat e këshilltarit tashmë të shkarkuar të Kurtit, Shkëlzen Gashit.

- Advertisement -

“Mendoj që askush s’ka të drejtë e aq më pak kur je këshilltar kur kemi një Gjykatë Speciale, s’mund ta adresojë gishtin ndaj askujt.

Çfarë kemi bërë ne? Jemi portretizu nga mediat në Serbi që për herë të parë reflekton dhe e pranon që UÇK qenka organizatë terroriste.

Sjelljet e tilla të Qeverisë së Kosovës, dëmet që ia ka shkaktu janë më të mëdha që nga paslufta. Element tjetër negativ, vënia në pikëpyetje e raporteve me SHBA-të.

- Advertisement -

Komunikimi me letra qoftë me nënpresidentin amerikan, duke kundërshtu Grenellin, kjo çasje s’ka dëm më të madh.

S’e thashë që mund të barazohet me dëmet e hajnisë, qeveria Kurti dëmet janë dëmet që kanë me shku kohë më arrit mi rikuperu”, tha ai, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Ndërsa i njëjti që para 10 muajsh AAK-në dhe NISMA-n i kishte quajtur grupe kriminale, e tani LDK do të bashkëqeverisë me to, tha se s’kanë opsion tjetër.

“Tregu politik i njeh partitë politik, për LDK, PDK-ja s’është në horizont të bashkëpunimit, logjika si janë menaxhu, grupe kriminale.

VV e provuam nuk funksionoi dhe ka me ardhë koha që ndoshta keni me rezonu më ndryshme, veprimin më të mençur në këto 20 vitet e fundit.

Kush ka mbet AAK, NISMA, AKR? Mes këtyre që kemi shumë rezerva, nëse LDK do të zgjidhte.

Kam thënë bindja ime është si ka funksionu PDK AAK NISMA ka qenë logjikë e grupeve mbi bazën e pasurisë së pabazë.

LDK s’ka partner tjerë me zgjedh. Po t’kishte me zgjedh kish zgjedh. LDK ka me u përpjek bashkë me AAK dhe NISMA-n duke kërku reflektim.

Kemi pas një kërkesë nga AAK dhe NISMA që me pas njerëz pa probleme me ligjin. Pjesën më të madhe e kanë respektu. Kjo mbetet të dëshmohet”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit