13 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

“Para luftës fukara e mbas luftës multimilioner tu vjedhë”/ Gashi komenton kërkesën e Limajt për “front të përbashkët politik” kundër Kurtit

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në konventën e partisë me sloganin “Veprat flasin”, ka thëë se nevojitet një “front i përbashkët politik” kundër Qeverisë Kurti 2, e cila sipas tij, e ka futur Kosovën në “një qorr sokak”.

- Advertisement -

“Unë bëj thirrje për një front të përbashkët politik. Na duhet ta shërojmë këtë helm që e ka ngritur kjo qeveri te qytetarët. Na duhet që t’i kthejmë miqtë e partnerët tanë. Na duhet t’i normalizojmë mardhëniet me Shqipërinë”, tha Limaj mes tjerash.

Pas kësaj deklarate, ish ministri i Transportit, mori një kundërpërgjigje nga publicisti Shkëlzen Gashi.

Gashi në një postim të Facebook ka shkruar se edhe ai do të kërkonte front kundër qeverisë Kurti, nëse pas luftës do të bëhej multimilioner, e pas 20 vjetëve do të rrezikonte që t`i konfiskohej pasuria.

- Advertisement -

“Nëse para luftës kisha qenë fukara e mbas luftës për 20 vjet isha ba multimilioner tu vjedhë… dhe papritmas mbas 20 vjetëve mu kishin blloku mundësitë për me vjedhë hala dhe për ma keq ishin shtu gjasat me ma konfisku pasurinë, e qe besa edhe me përfundua në burg… normal që kisha kërkuar front të përbashkët kundër qeverisë të Kosovës”, ka shkruar Gashi në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit