8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Para seancës Lista Serbe do të shkoj në Serbi për takim me Bernabicin dhe Gjuriçin

Rekomandime

Kryeministrja serbe, Ana Bernabic dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Djuric, do të takohen nesër me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

- Advertisement -

Sipas Zyrës së Kryeministrisë, takimi do të mbahet nesër në ora 12:00 në Pallatin e Serbisë, shkruan Tanjug.

Megjithëse, në njoftim nuk është treguar se me përfaqësues të cilave parti do të takohen, kjo vjen vetëm një ditë para seancës për formimin e qeverisë nga mandatari Albin Kurti.

Duhet theksuar se Vucic e pati edhe një paralajmërim për Albin Kurtin që ja kishin thënë Lista Serbe se dëshirojnë ministrin e tyre, tani nga shefi në Beograd e tha edhe më qartë se çfarë do kreu i serbëve.

- Advertisement -

“Atij i kishin thënë të hënën do formohet por unë e kam dëgjuar këtë shumë shpesh. Ka rrezik që nëse Kurti dëshiron të poshtëroj serbët e Listën Serbe e zgjedh për ministër një serb të tij privat, që do të thoshte fund i çdo mundësie të bisedimeve normale dhe racionale me Kurtin” tha Vucic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit