-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

‘Para shpërthimit’, paralajmërohet një skenar i rëndë për Kosovën

Rekomandime

Qytetarët përfundimisht kanë zgjedhur ikjen legale dhe ilegale, në vend të protestës, përderisa politika e mbrapsht është përfituese komplet si skenë politike. Madje duke e pasur këtë komoditet të mos protestimit nga qytetarët, ata kanë më shumë liri veprimi dhe ashpërsi për të kontrolluar paranë publike. Është një fatkeqësi e madhe që në shtetin tonë më shumë ka luftë inatesh në mes individëve, në mes partive politike njëri kundër tjetrit, por nuk kundërshtim me protestë kundër keq qeverisjes, edhe pse nuk ka shërbim adekuat për qytetarët”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Situata nëpër të cilën po kalon tani Kosova, duke qenë akoma mjaft larg nga konstituimit dhe funksionalizimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit, analistët politikë e shohin si një situatë me mundësi potenciale të shpërthimit të pakënaqësisë qytetare, të shtyrë nga nëntoka kriminale, nëse politika nuk arrin dakordim të shpejtë që t’i jap fund kësaj situate të brishtë që është krijuar që nga dorëheqja e qeverisë dhe po vazhdon akoma.

- Advertisement -

Analisti politik, Blerim Burjani thekson se kjo situatë me probleme nga më të ndryshmet, ka rrezik që përsëri të shfrytëzohet nga nëntoka, nëse jo për protesta, atëherë mundë të rishfaqet përsëri ai fluksi i ikjes masive dhe braktisjes së vendit, sikur që e kishim para 6 vitesh.

Blerim Burjani

Krejt asaj çka mundë të rris zhgënjimin dhe pakënaqësinë qytetarë në politikë dhe në institucione, së fundi është edhe raporti për Astrit Deharin, si pretekst i destabilizimit të vendit, pasi që ai u jep më shumë argument atyre që kanë dyshuar dhe dyshojnë më shumë se ai është vrarë në burg dhe sa ka mundësi që ky zbulim t’i rritë edhe më shumë emocionet, tensionet dhe urrejtjet politike në vend.

Ndikim negativ po ashtu mundë të ketë edhe fushata me intervistimet nga Gjykata Speciale, pas të cilave pritet të fillojnë edhe arrestimet.

- Advertisement -

E të gjitha këto kur bëhen së bashku, me lojën për numërim dhe rinumërim të votave e cila po e shtyn në kohë dhe pengon formimin e shpejtë të qeverisë së re, me zhagitjet e gjata të certifikimit të rezultateve, atëherë kjo ka rrezik që qytetarit t’i mbushet “shporta” dhe të shpërthejë në ndonjë pakënaqësi të rrezikshme qytetare, të stimuluar edhe nga varfëria endemike, papunësia, izolimi, korrupsioni, injoranca që janë grumbulluar, me vite të tëra si pasojë e politikës së korruptuar dhe të inkriminuar”, tha Burjani për “Koosva Sot Online”.

Sipas Burjanit, e vetmja shpresë që mundë ta shpëtojë vendin nga një shpërthim me protesta, është disponimi i madh i qytetarëve për të ikur jashtë, nëse situata nuk stabilizohet më shpejtë dhe nuk krijohen institucionet, pasi me protesta janë mësuar, janë ngopur dhe nuk kanë prodhuar rezultat ndryshimi.

- Advertisement -

“Vërtetë situata është e rëndë dhe serioze, kur të kihet parasysh një mal problemesh me të cilat tash e sa vite ballafaqohet Kosova dhe qytetarët e saj të varfër.

Mirëpo unë përsëri dua të besoj se nuk do të ketë asi faktorësh të kësaj natyre, që provojnë të krijojnë situata ekstreme të destabilitetit.

Në fakt, është e vërtetë që Kosova ka probleme të shumta dhe faktor të ndryshëm potencial për të shkaktuar kriza dhe drama shoqërore, por fati është në fatkeqësi, që shumica e qytetarëve më parë preferojnë ikjen jashtë vendit se sa të protestojnë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse kjo sipas Blerim Burjanit nuk është zgjidhja, është së paku në funksion ruajtjes së stabilitetit të brishtë, por nga i cili përfiton përsëri politika.

Qytetarët përfundimisht kanë zgjedhur ikjen legale dhe ilegale, në vend të protestës, përderisa politika e mbrapsht është përfituese komplet si skenë politike. Madje duke e pasur këtë komoditet të mos protestimit nga qytetarët, ata kanë më shumë liri veprimi dhe ashpërsi për të kontrolluar paranë publike. Është një fatkeqësi e madhe që në shtetin tonë më shumë ka luftë inatesh në mes individëve, në mes partive politike njëri kundër tjetrit, por nuk kundërshtim me protestë kundër keq qeverisjes, edhe pse nuk ka shërbim adekuat për qytetarët. Është një fatkeqësi e madhe që këto beteja politike bëhen vetëm për kontrolle të aseteve publik, punësim pa baze, pasurim kriminal dhe rigrupim të grupeve kriminale të interesit”, përfundoi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit