14.3 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Para takimit me kryesinë, Ambasadori britanik i shkon në zyrë Isa Mustafës

Rekomandime

Në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovë po qëndron në këto momente Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott.

Në ditën kur LDK po kujton ish-prijësin e saj, Ibrahim Rugovën, partia e Isa Mustafës vazhdon të ketë konsultime nga diplomatët e huaj rreth formimim të mundshëm të Qeverisë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Takimi ka filluar afro që një orë dhe nuk dihet ende se çfarë po bisedohet.

Pikërisht për këtë arsye, lideri i partisë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani nuk kanë marrë pjesë ende në homazhet te varri i ish-presidentit Rugova.

Kjo vizitë e Abbot vjen në ditën kur LDK-ja do të diskutojë në kryesi për koalicionin me LV-në.

- Advertisement -

Sot nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se nuk lëvizin nga qëndrimet e se janë duke pritur nga LV-ja përgjigjje.

Ne kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që LV-ja të deklarohet përndryshe diçka tjetër nuk kemi.

- Advertisement -

Është çështje e kryesisë sot nuk e di çka do të vendosë kryesia. Oferta jonë është ajo çka është dhënë, është parimore, sigurisht që edhe kryesia e LDK-së do të qëndrojë aty”, tha sot nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit