2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Paralajmërimi i ekspertëve amerikanë : Nëse fiton Trump, baza ushtarake amerikane “Bonsteel” mund të eliminohet gradualisht

Rekomandime

Ekspertët amerikanë janë deklaruar rreth ndikimit që mund të kenë zgjedhjet në SHBA në marrëdhëniet me Kosovën.

David Philips, ka thënë se nëse Trump zgjidhet president, mund të ketë eliminim gradual të bazës ushtarake të “Bondsteel”-it në Kosovë.

- Advertisement -

“Një nga gjërat e para që Trump do të bëjë është vlerësimi i politikës amerikane dhe interesave të sigurisë. Unë do të prisja që baza ushtarake amerikane në Kosovë ‘Bonsteel’ të eliminohej gradualisht. Gjithashtu çdo hap për ta futur Kosovën në NATO do të pezullohet”, u shpreh ai për Radio Evropën e Lirë.

Ndërsa, Frank Wisner, ish-emisiari i SHBA-së ka deklaruar se shpreson që trupat amerikane të vazhdojnë të mbesin në Kosovë.

“Duke pasur parasysh çështjen e pazgjidhur të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, shpresoj se trupat amerikane do të vazhdojnë të jenë pjesë e regjimit të sigurisë në të cilin jeton Kosova”, ka thënë Wisner.

- Advertisement -

Tutje ai ka shtuar se “Kosova duhet të jetë e shkathët, dhe të sigurohet që ka mbështetje të fortë nga evropianët, por rrugëtimi i saj mund të jetë i vështirë”, u shpreh Wisner.

Ndryshe, votuesit në SHBA do t’i drejtohen kutive të votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit