-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Paralajmërimi i gjeneralit: E ndihmuar nga Rusia, Serbia mund të sulmojë rrufeshëm veriun e Kosovës

Rekomandime

Se si do të duken fushëbetejat e luftës në Ukrainë, përdorimit të armëve bashkëkohore jo konvencionale, Perëndim-Rusi, dhe cili do të jetë fati i fundit, flet gjenerali Ramadan Qehaja.

- Advertisement -

Gjenerali thotë se përdorimi i raketave hipersonike nga Rusia do të kishte një efekt shkatërrues dhe implikimet do të ishin shumë të mëdha, prandaj shpjegon pse nuk mund mund të përdoren.

Por, cilat mund të jenë pasojat dhe ndikimi i luftës në Ukrainë në Kosovë, a do të mundohet Serbia, por edhe Rusia ta shfrytëzojë një përplasje më të madhe, ndoshta NATO-Rusi, dhe të provojë që t’i shtyjë para përpjekjet e veta për kufinjë të rinjë në kurriz të Kosovës.

Në këtë kontekst gjenerali Qehaja nuk e përjashton mundësinë e një inkursioni serb në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Se si do të duken fushëbetejat e luftës në Ukrainë, përdorimit të armëve bashkëkohore jo konvencionale, Perëndim-Rusi, dhe cili do të jetë fati i fundit, flet gjenerali Ramadan Qehaja, në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Bota sot”.

Gjenerali thotë se përdorimi i raketave hipersonike nga Rusia do të kishte një efekt shkatërrues dhe implikimet do të ishin shumë të mëdha, prandaj shpjegon pse nuk mund mund të përdoren.

- Advertisement -

Por, cilat mund të jenë pasojat dhe ndikimi i luftës në Ukrainë në Kosovë, a do të mundohet Serbia, por edhe Rusia ta shfrytëzojë një përplasje më të madhe, ndoshta NATO-Rusi, dhe të provojë që t’i shtyjë para përpjekjet e veta për kufinjë të rinjë në kurriz të Kosovës.

Në këtë kontekst gjenerali Qehaja nuk e përjashton mundësinë e një inkursioni serb në veri të Kosovës.

“Serbia është e prirur se nëse e vlerëson situatën e tërësishme, në një moment zhvillimesh, që është situatë e volitshme për të, atëherë do ta bëjë një ndërhyje apo sulm rrufesor në veri të vendit tonë me forca dhe mjete luftarake tjera përkrahëse, siç është aviacioni, raketat, etj., dhe të depërtojnë deri në lumin Ibër dhe kështu të na sjellin para një akti të kryer”, deklaroi Qehaja.

Sa i përket vullnetit për përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, ai vlerëson se kjo punë nuk do të shkojë aq lehtë dhe se kjo është një detyrë shumë e rëndë, por detyrë politike-diplomatike që duhet të ndërmerret menjëherë nga institucionet shtetërore.

Lexojeni pjesën e dytë të intervistës me gjeneralin Ramadan Qehaja.

“Bota sot”: Rusia ka arritur të prodhojë dhe lansojë me sukses raketat hipersonike, që në nivel më të lart i ka vetëm Kina. Megjithëse numri i tyre nuk dihet i saktë, pra se sa ka prodhuar dhe i ka në dispozicion, sa mendoni se janë të sakta mburojat antiraketore amerikan, për të goditur ato raketa?

Ramadan Qehaja: Ato raketa janë në një gatishmëri të veprimit dhe mendoj që në momentin aktual ato nuk do të përdoren sepse kishin me pas efekte shumë të mëdha në shkatërrimin njerëzor. Çdo palë, edhe ajo ruse edhe ajo amerikane dhe të tjerat janë të kujdesshëm. Mirëpo, si rrezikshmëri duhet të shikohet që ajo ekziston në sekuencën e fundit. Unë vlerësojë që pas një kohe, jo shumë të shkurtër mund të gjendet zgjidhje tjetër politike, diplomatike që mos të vijmë deri te përdorimi i këtyre armëve që po përmenden, pasi implikimet do të ishin shumë po shumë të mëdha.

“Bota sot”: A ka armë sekrete efikase, që Perëndimi mund t’i përdorë në rast të përhapjes së luftës jashtë Ukrainës, p.sh. janë përmendur armët laserike, topat elektromagnetik (të cilat dihet se i ka USA), dhe mbase ka armë që nuk i dinë jo veç opinioni, por edhe ushtritë rivale?

Ramadan Qehaja: Po, ato ekzistojnë. Tash për tash pala ruse qëllimin e ka nënshtrimin e Ukrainës dhe nuk besoj që ato armë do t’i përdor në Ukrainë, pavarësisht problemeve që i kanë, por ata do të tentojnë që taktikën e veprimit dhe çështjet operative-strategjike t’i përmirësojnë dhe në një mënyrë të arrijnë qëllimet me mjetet dhe forcat që i kanë tash në dispozicion dhe jo me futjen e armëve të reja të cilat nuk është e thënë që nuk mund të përdoren, por për shkak të implikimeve që do të dilnin prej tyre, nuk mendoj se kishte me ndodhë.

“Bota sot”: A po krijohen kushtet që Kosova të mund të përfitojë nga konteksti i luftës së Perëndimit në Ukrainë, dhe të bëhet përshpejtimi i procedurave dhe të futet në NATO? A ka gjasa serioze të ndodhë kjo, nëse lufta vazhdon dhe mund të përhapet jashtë Ukrainës?

Ramadan Qehaja: Prej asaj çka ndodhi brenda këtyre ditëve dhe implikimeve që dolën nga kjo, kujtoj që tash është një momentum shumë i rëndësishëm i anëtarësimit të disa shteteve në NATO, sidomos këtu fjala është për Kosovën, sepse Ukraina tash për tash nuk do të bëjë një kërkesë të tillë, përveç në Bashkimin Evropian që të anëtarësohet. Sa i përket NATO-s ata nuk kanë dorëzuar kërkesë për anëtarësim për shkak të problemeve dhe raporteve të forcave në terren, humbjeve etj., edhe ata janë duke u ruajtur që të mos vijnë deri te eskalimi më i madh i kësaj situate. Sa i përket Ballkanit, dihet se situata nuk është aq e qartë sa i përket çështjeve të sigurisë. Kemi paqartësi të mëdha, kemi destruktivittet, kemi një fqinj verior ne, Kosova, fjala është për Serbinë zyrtare, e cila qe 22 vite merret me destabilizimin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, ajo merret edhe me destabilizimin e Bosnjë dhe Hercegovinës, por kohët e fundit e kemi parë edhe një tentativë në Malit të Zi, pavarësisht se ai hyri në NATO. Ndaj, ne këtu në Kosovë mund të themi se kemi një rrezikshmëri të madhe prej fqinjit verior sepse ky fqinj është armatosur dhe pajisur me mjete mjaft të mira ushtarake nga rusët, vetëm e vetëm që të dominojnë në Ballkan dhe të jenë fuqia numër një nëse ka nevojë për destabilizim. Ky destabilizim në disa raste veçse ka ndodhur dhe drejtpërsëdrejti edhe nga rusët, shërbimi sekret rus ka qenë i implikuar në shërbimin sekret serb. Si në situatën e Dodikut dhe në Republikës Srpska dhe me disa situata në Kosovë me të cilat po ballafaqohemi çdo ditë, qe 10 vite mbahen bisedimet pa asnjë sukses.

“Bota sot”: Në rast të zgjerimit të luftës jashtë Ukrainës apo të përfshirjes së NATO-s, a mund të ndodhë ndonjë inkursion në veri ose pjesë tjetër të Kosovës, në bashkëveprim me Rusinë, duke synuar hapjen edhe të një vatre të re konflikti, me qëlllim shpërqendrimi të vëmendjes së Aleancës?

Ramadan Qehaja: Unë këtë e kam thënë në disa raste dhe po e përsërisë. Serbia është e prirur se nëse e vlerëson situatën e tërësishme, në momentin aktual që është situatë e volitshme për ta, atëherë do ta bëjë një ndërhyje apo sulm rrufesor në veri të vendit tonë me forca dhe mjete luftarake e të tjera përkrahëse, siç është aviacioni, raketat etj., dhe të depërtojnë deri në lumin Ibër dhe kështu të na sjellin në një akt të kryer. Të jenë në një favor sa i përket bisedimeve të mëvonshme me Kosovën dhe kështu të thonë që ja ky është akt i kryer dhe ne këtë territor e konsiderojmë si territor tonin. Ne e dijmë se masat janë duke u ndërmarrë për një vetëmbrojtje, sa janë ato masa të duhura është çështje tjetër. Edhe pse nuk jemi anëtar të NATO-s, ne i kemi njësitet e NATO-s këtu prezentë në Kosovë, që është një çështje shumë pozitive për ne. Së dyti, ne kemi arritur që në kohët e fundit të blejmë një sasi të armatimit, kuptohet jo të mjaftueshëm, por që në ndërkohë do të ndodhë ky armatim edhe më i mirë në FSK dhe në njësitë e tjera të Policisë Speciale, policisë së rëndomtë dhe forcave të tjera të gatishmërisë emergjente, që ne të kundërshtojmë në çdo mënyrë këtë vendosmëri të palës serbe, për ta okupuar atë pjesë të vendit tonë..

“Bota sot”: A është momenti që të vendosen njësitë tona të FSK-së në veri dhe gjithashtu edhe ta kemi një mbështetje të drejtpërdrejt nga Ushtria e Shqipërisë, pasi është më besinike dhe më dashamirëse për neve, në rast të nevojës së parandalimit të një sulmi?

Ramadan Qehaja: Nuk i kam bërë këto studime për të cilat ju po flitni, por duhet të them se ne kemi ndërmarrë masa me FSK-në, policinë tonë, me njësitet e mbrojtjes civile apo njësitet e gatishmërisë emergjente, me AKI-në, etj, që në bashkëveprim me njësitet e KFOR-it ta japim atë rezistencën tonë të armatosur aq sa është e mundur kjo. Unë konsideroj se rezistenca kishte me qenë shumë e madhe sepse morali ynë për vetëmbrojtje është aq i madh, duke pas parasysh që plagët e luftës së para 20 viteve janë shumë të freskëta. Atëherë, unë nuk jam i prirur të them se duhet të kemi ndihmesë prej forcave speciale të Shqipërisë në këtë pjesë të territorit tonë. Për shkak se implikimet kishin me qenë shumë të mëdha, shumë negative dhe kujtojm që kjo nuk do të ketë nevojë të ndodhë.

“Bota sot”: Sa i përket kësaj strategjie apo skenari serbo-rus për veriun, a mundet pikërisht ta zgjedh Rusia për ta impliku NATO-n në konflikt me Rusinë. Pasi dihet se misioni i KFOR-it është mision që udhëhiqet nga NATO-ja, dhe për të mos u përplasur drejtëprdrejt dhe për t’mos u konsideruar si sulm ndaj NATO-s i Rusisë dhe pikërisht ta shfrytëzojë Kosovën? Siç e kemi parë shpesh në retorikën e Putinit është përmendur rasti i Kosovës deri tek kinse Kosova po dërgon vullnetarë në Ukrainë kundër Rusisë. Pasi ka disa shenja të kombinimit të luftës speciale dhe të një plani eventual strategjik.

Ramadan Qehaja: Po, vetëm se ai kohën e fundit Kosovën nuk e ka përmend në kuadër të rrezikshmërive sepse Kosovën nuk e ka pranuar si shtet Rusia. Me vetë faktin se këtu është prezentë KFOR-i, përkatësisht njësitet e NATO-s, pavarësisht se nuk jemi anëtare të saj, ka shkak që një përforcim i këtyre njësiteve të bëhet në mënyrë të përshpejtuar këtu, janë diku 3 mijë e 700 njerëz dhe në një moment disa mijëra njerëz të vijnë këtu dhe të mbrohet territori i Kosovës. Ajo me Rezolutën 1244 e kanë si detyrim që ta bëjnë, prandaj nuk mund të thotë se ajo ka ndërhyrë në një shtet që nuk është anëtar i NATO-s, aq më parë që vetë e kanë votuar këtë Rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si e tillë ajo ekziston ende dhe këto forca këtu ekzistojnë. Prandaj, unë nuk shoh diçka të posaçme që do të ndërmarrin nga atje, por ne rrezikun e kemi nga Serbia zyrtare, e cila mund të ndërmerr operacionin luftarak të ndihmuar nga shërbimi sekret rus këtu në Kosovë, vetëm e vetëm për ta ndarë Republikën e Kosovës.

“Bota sot”: Çfarë duhet të bëjë Kosova, që të mund ta shfrytëzojë përshpejtimin e mundësive dhe procedurave të anëtarësimit të Kosovës në NATO, pasi, kjo po na jep shpresë për mbrojtje më të sigurtë?

Ramadan Qehaja: Evropa tani më është e vetëdijesuar më në fund për çështjet e sigurisë globale dhe rrezikshmëritë që mund të jenë për ta, e në veçanti NATO-ja. Kjo do të thotë anëtarët e shteteve anëtare të NATO-s që në mënyrë të përshpejtuar të ndajnë buxhet të mjaftueshëm që NATO të përforcohet. Tash është momentum që në një mënyrë të përshpejtuar, edhe pse ka zëra që mund të shkojë shumë ngadalë, por ne duhet t’i bëjmë të gjitha ato detyrimet që i kemi si shtet, të kërkojmë zyrtarisht anëtarësimin në NATO, në këtë situatë të ndërlikuar politiko-ushtarake në Evropë. Prandaj, jam i mendimit që kjo punë nuk do të shkojë aq lehtë, aq më parë që 4 shtete anëtare të NATO-s nuk na kanë pranuar si shtet. Kjo është një detyrë shumë e rëndë, detyrë politike-diplomatike që duhet të ndërmerret menjëherë. Ne nuk mund të bisedojmë me komandantin e KFOR-it hungarez, që aktualisht është komandant i njësiteve të KFOR-it. Por, ne duhet të shkojmë në qendër, në krye të NATO-s me kryesinë dhe gjeneralin e saj t’i bëjmë bisedimet tona për anëtarësim të përshpejtuar. Kur i bëjmë këto bisedime nuk mund të shkojmë me duar në xhepa dhe t’iu themi se kemi ardhur të kërkojmë anëtarësim, por duhet shtruar argumentet tona që ne i kemi për shkak të rrezikshmërisë që kemi me Serbinë zyrtare. Do të thotë duhet t’i njehsojmë rrezikshmëritë që ekzistojnë prej palës serbe, çka ajo ka bërë deri tash, çka pretendon të bëjë. Ata vetë e kanë parë se si i kanë sjellë forcat ushtarake në kufi, në veri të Kosovës, kur i vunë barrikadat. Pra, ne nuk jemi të qetë, ne duhet të jemi anëtarë të NATO-s, duhet të jemi të vendosur. Ky është problemi i parë që duhet shtruar dhe problemi i dytë është që ne të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmarrë në kuadër të vetëmbrojtjes tonë, që është ndarë për herë të parë buxheti më i madh pas periudhës së Pavarësisë, 100 milionë euro, të cilat nuk janë të mjaftueshme, e kemi shpall një fond të sigurisë, vetëm e vetëm që ne të blejmë armë dhe të rrisim gatishmërinë vepruese ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivel të lartë. Ka kaluar koha që ne të mbështetemi vetëm në forcat nga jashtë. Ne duhet të mbështetemi në forcat vetanake, para së gjithash. Kuptohet, që sulmuesi ynë potencial është disa herë më i fortë se ne, në raport të forcave, por ne jemi duke ndërmarrë masa. Të shpjegohet në NATO se ne jemi duke ndërmarrë masa mbrojtëse dhe organizative. Kjo i bënë ata të vijnë në një konkludim që me të vërtetë ne jemi shtet me mundësi që ta bëjmë mbrojtjen vetanake, dhe jo vetëm të mbështetemi në forcat tjera

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit