1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Paralajmërimi se do ta ndihmojë Specialen me materiale, reagime të shumta në drejtim të kryediplomates së Kosovës

Rekomandime

Në drejtim të kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës ka pasur dje gjatë ditës disa reagime lidhur me një deklaratë që e njëjta e kishte bërë dikur për Gjykatën Speciale.

Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

- Advertisement -

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Betim Gjoshi ka ‘goditur’ ministren e qeverisë Kurti, duke thënë se ministrja e Kosovës është deklaruar e gatshëm të dërgoj dëshmi në Gjykatën Speciale, kundër Thaçit dhe të tjerëve.

- Advertisement -

“Ka ministra që kanë thënë, se janë të gatshëm, dhe se janë tuj bo përpjekje të çojnë dëshmin në Gjykatën Speciale, duke aluduar për kryediplomatën e Kosovës, Donika Gërvallën, tha Gjoci në Kanal10.

Në anën tjetër, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një deklaratë të vjetër të kryeministrit Albin Kurti, i cili atëherë ishte deputet, ku thoshte se Gjykata Speciale nuk duhej krijuar.

- Advertisement -

Ai i ka kujtuar Kurtit se e ka emëruar sic thotë ai një zëvendëskryeministre që ka treguar publikisht se ka deponuar dosje kundër UCK-së.

Ish-kreu i OVL të UCK-së, Faik Fazliu, ndërkaq ka komentuar në emisionin Pressing deklaratën e Gërvallës për Specialen.

Fazliu, ka thënë se shpreson që Gërvalla të jetë tërhequr nga ai pozicion dhe ka thënë se kundërshtarët politikë kanë rënë në grackë të prokurorisë serbe.

“Nuk kam asgjë kundër. Dua vetëm të them se a e mban ende atë qëndrim apo jo. A po e dika gjithë bota se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë krye kr.iminel. Apo vetëm Serbia dhe disa bashkëpunëtore politikë të cilit fatkeqësisht për inate politike kanë rënë në kurthin e Serbisë dhe kanë quar ujë në mullirin e Serbisë për të cilësuar si kr.iminale UCK-në. Qëllimi është aty tek e fundit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit