3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Paralajmërimi serioz i Hazirit: Ditët e vështira po vijnë për LDK-në e Isa Mustafës

Rekomandime

Sa i përket situatës në të cilën gjendet LDK-ja dhe funksionimi i saj, mendoj se po kalon krizën më të madhe të sajë , ndoshta në gjithë këto tridhjetë vite të funksionimit të saj e cila është shndërruar në një arenë ku po përplasën Thaçistët dhe Bolshevikët (albinistët) në një luftë të ashpër për pushtet brenda partisë, njëra palë për t’i ruajtur privilegjet dhe bizneset që iu ka sjell “koha e artë” nga bashkëqeverisja me PDK-në dhe Hashim Thaçin, ndërsa pala tjetër që janë më të pakët, kanë interesa personale karrieriste qëllimi I së cilëve është shndërrimi I LDK-së në një satelit të LVV-së dhe ajo të jetë nënshtruar “Liderit Suprem” siç është kryeministri në detyrë, z.Kurtit”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

Nexhat Haziri

Deklarimi i Kryetarit të i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë, me të cilën ai e mohon se qytetarët votojnë dhe përcaktohen me votë për zgjedhjen e Qeverisë së re te një shteti, por ajo përgjegjësi i takon Kuvendit dhe deputetëve të zgjedhur në Kuvend, po vazhdon të komentohet dhe vlerësohet në forma të ndryshme nga analistët politik.

- Advertisement -

Analisti politik Nexhat Haziri, thotë se sado që duket skandaloze një deklaratë e tillë realiteti në Kosovë është i kësaj natyre prandaj Mustafa e ka thënë pikërisht atë realitet ligjor e Kushtetues i cili është zgjedhur për model të krijimit të Qeverisë në Republikën e Kosovës, sado që kandidatët në zgjedhje shpallin kandidaturat e tyre edhe për pozitën e kryeministrit, sikur që ishin zgjedhjet e fundit. Sido qoftë Haziri është i sigurt që mënyra se si po drejtohet LDK dhe mënyra se si po menaxhohen proceset politike në vend, pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, do ti kushtojnë LDK-së gjithsesi në proceset e ardhshme zgjedhore.

Nëse flasim nga ana e popullzimit, deklarata e kreut të LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se qytetarët nuk e zgjedhin e Qeverinë, tingëllon jo popullore që mund të konsiderohet edhe skandaloze nga ky aspekt.

Ndërsa nëse flasim në aspektin demokratik dhe në bazë të sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës, kjo deklaratë është korrekte proceduralisht pasi qytetarët e Republikës tonë votojnë vetëm për deputetë dhe zgjedhjet mbahen për kuvendin e Kosovës nga i cili më pas burojnë institucionet e tjera, si qeveria, presidenti dhe agjenci e institucione të tjera”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Hazirit, proceset në për të cilat po kalon tani LDK-ja, janë shumë serioze, sepse brenda këtij subjekti politik janë krijuar rryma të ndryshme politike që ndikohen edhe jashtë LDK-së, madje edhe të kontrolluar drejtpërdrejtë nga Hashim Thaçi dhe grupe tjera politike të interesit jashtë LDK-së rugoviste, sikur është me të ndikuarit nga VV-ja.

Sa i përket situatës në të cilën gjendet LDK-ja dhe funksionimi i saj, mendoj se po kalon krizën më të madhe të sajë , ndoshta në gjithë këto tridhjetë vite të funksionimit të saj e cila është shndërruar në një arenë ku po përplasën Thaçistët dhe Bolshevikët (albinistët) në një luftë të ashpër për pushtet brenda partisë, njëra palë për t’i ruajtur privilegjet dhe bizneset që iu ka sjell “koha e artë” nga bashkëqeverisja me PDK-në dhe Hashim Thaçin, ndërsa pala tjetër që janë më të pakët, kanë interesa personale karrieriste qëllimi I së cilëve është shndërrimi I LDK-së në një satelit të LVV-së dhe ajo të jetë nënshtruar “Liderit Suprem” siç është kryeministri në detyrë, z.Kurtit.

- Advertisement -

Kjo situatë e tillë në LDK është po ashtu rezultat e asaj që quhet demokraci e brendshme, që ka provuar LDK-ja ta instaloj, por pa kriter dhe shumë fragjile, e që një të tillë, pra një demokraci të brendshme sa do e brishtë nuk e gjen edhe të partitë të tjera politike.

Dhe kjo krizë e brendshme në LDK, natyrisht se do t’i ketë pasojat e veta që do ta dëmtojnë këtë parti në zgjedhjet e ardhshme kurdo që do të mbahen ato’, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit