3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Paralajmërohen zhvillime të reja në dialogun Kosovë-Serbi: Do të përfshihet Madeleine Albright

Rekomandime

Analisti Daniel Serwer ka paralajmëruar zhvillime të reja në dialogun Kosovë-Serbi.

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, deklaroi se ish-shefja e diplomacisë amerikane, Madeleine Albright, do të përfshihet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në emër të administratës së ardhshme të SHBA.

- Advertisement -

Kjo sipas tij do të ndodhë pavarësisht se çfarë mendojnë serbët për këtë.

Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë serbët për këtë, ose ajo që të mos përfshihet Madeleine Albright. Ajo do të përfshihet.

Ajo është një ish- sekretare e shtetit dhe rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike që mendon, pjesa e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme “Dhe ajo jetoi në Serbi, ajo flet serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar,” tha ai për televizionin N1.

- Advertisement -

Dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së është duke shkuar me intensitet të ngadalësuar pas përplasjeve të fundit që kanë pasur dy shtetet për Asociacionin.

Nga atëherë ka pasur pak takime në nivel të ekspertëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit