5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pacolli zbulon edhe një gafë tjetër të Daçiqit në Slloveni

Rekomandime

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zbuluar edhe një gafë tjetër të Ivica Daçiqit gjatë qëndrimit në Bled të Sllovenisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Behgjet Pacolli ka thënë se Daçiq përveç asaj që e ka përmendur prejardhjen e gruas së Matthew Palmer, ka thënë se edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është dhëndër i kësaj ane, duke përmendur prejardhjen sllovene të Ivanka Trump.

- Advertisement -

Pacolli thotë se deklarata të tilla e kanë shndërruar Daçiqin në një njeri qesharak që askush nuk e merr më seriozisht.

“Ai e ka përmendur dje edhe Trumpin si dhëndër të kësaj ane. Atë që e thotë z. Dacic nëpër forume të ndryshme, askush nuk e merr seriozisht. Ai është shndërruar në një objekt talljeje”, ka përfunduar Pacolli për Gazetën Express.

Pacolli ndër të tjera ka thënë se fakti që gruaja e Matthew Palmer është serbe, nuk mund të ketë kurrfarë ndikimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tij, Palmer është një diplomat i pjekur që do të ndjekë politikën e SHBA-së.

- Advertisement -

Për këtë çështje ka folur edhe analisti serb, Dushan Janjiq, i cili ka thënë se gruaje e Palmerit nuk merret me politikë në Serbi dhe se nuk i mbështet njerëzit e Millosheviqit.

Çështjen e prejardhjes së gruas së Palmer e ka ngritur në Bled të Sllovenisë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se nuk presin asgjë nga Palmer, por nga gruaja e tij po.

- Advertisement -

Palmer së fundi është caktuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor dhe siç ka treguar edhe vetë dialogu Kosovë-Serbi do të jetë pika kryesore e agjendës së tij në Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit