13.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Paralajmërohet tërheqja e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës

Rekomandime

Serbia po flet në emër të Listës Serbe. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka paralajmëruar se Lista Serbe mund të tërhiqet nga institucionet e Kosovës.

- Advertisement -

Drecun, tha se populli serb i është përgjigjur qartë të gjitha masave të njëanshme të Prishtinës me rezultatin e mirë të Listës Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Andaj, sipas tij, me këtë rezultat serbët kanë treguar se nuk kanë frikë, nga siç tha ai, veprimet e dhunshme të Prishtinës. Me këtë besim që ka fituar Lista Serbe, Drecun thotë se tani janë gati të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, në rast se nuk formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Besimi i lartë që i është dhënë Listës Serbe, pra edhe Beogradit zyrtar, ka treguar se serbët nuk kanë frikë nga asnjë veprim i dhunshëm i Prishtinës, se në të ardhmen do të përgjigjen vetëm ndaj veprimeve të tilla të reja të mundshme dhe kjo është një gjë e mirë. për Listën Serbe, ajo me këtë e konfirmoi fuqinë e saj politike dhe se mund t’i dalë me kërkesë Prishtinës që nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, së shpejti do të heqin dorë nga pjesëmarrja në institucionet e Kosovës”, tha Drecun për RTS.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit