11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Paralajmëron Blair: Mësoni të jetoni me virusin, nuk do zhduket përgjithmonë

Rekomandime

Ish kryeministri i Britanisë, Tony Blair tha se koronavirusi nuk do të zhduket përgjithmonë dhe se qytetarët britanikë duhet të mësohen të jetojnë me të.

- Advertisement -

Sipas asaj që shkruan BBC, Blair gjithashtu ka deklaruar se Britania ka vetëm 50 përqind shanse për tu prekur nga një valë e dytë por është absolutisht e domosdoshme për tu përgatitur.

Blair gjithashtu i është drejtuar qeverisë që të bashkëpunojë me të gjitha palët, institucionet, partitë politike, qytetarët që të evitojnë kthimin në karantinë.

Nga një raport i fundit nga Organizata Joqeveritare e Blair rekomandon testimin masiv dhe vendosjen e detyrueshme të maskave.“Nëse testoni vetëm personat me simptoma, atëherë ju do shmangni ato që përbëjnë një rrezik të madh, asimptomatkët dhe me simptoma të lehta” – ka deklaruar Blair.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit