7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Paralajmëron deputetja ukrainase: Është çështje kohe, Rusia do ta sulmojë Poloninë

Rekomandime

Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara thanë se NATO do të përgjigjet me forcë nëse Rusia godet territorin e një vendi të aleancës perëndimore.

Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim të fortë kundër Rusisë pas sulmit të saj në bazën ushtarake afër kufirit me Poloninë. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Rusia do të përballet me një përgjigje të fortë nga NATO nëse sulmet e saj në Ukrainë kalojnë kufijtë e saj dhe godasin territoret e vendeve të aleancës perëndimore.

- Advertisement -

“Presidenti Biden ka qenë vazhdimisht i qartë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s.”

Ai tha se NATO do të përgjigjet edhe nëse Rusia godet në mënyrë aksidentale territorin e një vendi të NATO-s.

Sulmi ndaj bazës ushtarake pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë pason një kërcënim të Rusisë për goditjen e dërgesave të armëve nga Perëndimi në mbështetje të luftëtarëve ukrainas.

- Advertisement -

Trupat e NATO-s në Poloni ndodhen rreth 25 kilometra larg bazës ushtarake ukrainase që u godit nga Rusia.

Polonia është një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore në Ukrainë.

- Advertisement -

Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”.

“ Rusët po përpiqen të zgjerojnë kufijtë e tyre dhe unë mendoj se brenda një kohe të shkurtër ata do të fillojnë të sulmojnë Poloninë. Rusia nuk është duke u ndalur. Ata do të vazhdojnë sulmet në të gjithë bllokun e vendeve të Evropës lindore për të rikthyer perandorinë ruse për të cilën ata kanë ëndërruar prej kohësh. Në thelb, kjo do të ishte një shpallje e luftës ndaj vendeve të Evropës dhe atyre të NATO-s”, tha deputetja e parlamentit ukrainas.

Ajo tha se do të nevojiten sanksione më të forta për të ndalur veprimet e Rusisë dhe i bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Moskës.

Sulmi rus ndaj Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar largimin e më shumë se 2.5 milionë njerëzve nga vendi.

Kremlini i përshkruan veprimet e tij si një “operacion special” për çmilitarizimin e Ukrainës. Kievi dhe aleatët perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për të nisur luftën.

Vasylenko u zgjodh në vitin 2019 si deputete e partisë liberale Holos dhe është pjesë e opozitës në parlamentin ukrainas, por të gjithë deputetët tashmë i janë bashkuar presidentit Volodymyr Zelensky.

Vasylenko është paralajmëruar si një nga objektivët e ushtrisë ruse, por ajo thotë se është gati të përballet dhe madje të qëllojë mbi ta nëse do të jetë nevoja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit