1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Paralajmëron Serwer: Ndarja e Kosovës mund të evitohet deri më 1 tetor

Rekomandime

Eksperti amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se kjo verë do të jetë vendimtare për shtetin e Kosovës. Serwer në një diskutim me një panel të Universitetit të Kolumbisë ku ishte i pranishëm edhe David Philips kanë diskutuar rreth të ardhmes së Kosovës.

- Advertisement -

Serwer ka në këtë diskutim ka thënë se administrata aktuale e Trump ka braktisur politikën tradicionale të Amerikës karshi Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Republikën e Kosovës duke u bërë partner me Serbinë.

“Gjëja kryesore për të kuptuar është se amerikanët e kanë braktisur politikën e vendosur mirë në Ballkan në veçanti për Kosovën. Politika e vendosur në Ballkan kishte tre shtylla: Mbrojtja e popullatës së Kosovës dhe simpatia për aspiratat e pavarësisë së Kosovës si dhe përkushtimi ndaj sovranitetit të Bosnjës, Mbështetje për demokracinë liberale në të gjithë Ballkanin, dhe angazhim për të vepruar në të njëjtën kohë me evropianët, veçanërisht me Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Serwer.

“Më në fund, është shumë e qartë që Beogradi, jo Sarajeva apo Prishtina, është sot partneri i preferuar i Ballkanit në Uashington”, ka shtuar tutje ai.

- Advertisement -

Serwer thotë se emisari i Trump, Richard Grenell, është duke shtyrë përpara një marrëveshje përmes korrigjimit të kufijve dhe sipas tij është fatkeqësi që edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, tashmë për temën e kufijve ka të njëjtin qëndrim sikurse paraardhësja Federica Mogherini.

Megjithatë Serwer thotë se shmangja e ndarjes së Kosovës mund të evitohet deri më 1 tetor meqë s’ka ndodhur akoma. Sipas tij, një vendim i Gjykatës Kushtetuese që do të vendoste kundër krijimit të një qeverie të re pa zgjedhje të reja do të ishte një vonesë e mirëseardhur.

- Advertisement -

Derisa tutje ka përmendur edhe zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpresës që Joe Biden mund të fitojë zgjedhjet.

“Një administratë e Biden duhet të mbyllë derën në shkëmbimet e tokës, me zë të lartë”, ka thënë Serwer.

Derisa thotë se nëse Trump fiton një mandat të dytë atëherë presioni për arritjen e një marrëveshje të shpejtë do të zbehej, edhe pse Serwer përsëri thotë se Richard Grenell do të ndiqte edhe më tej idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fund Serwer ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë jetik dhe vendimtar për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit