Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar aleatët e Bashkimit Evropian se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën.
Siç shkruan Bloomberg, Uashingtoni po monitoron nga afër grumbullimin e forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën, ku zyrtarë amerikanë kanë informuar BE-në mbi shqetësimet et tyre për një operacion të mundshëm ushtarak.
Vlerësimet besohet se bazohen në informacionin që SHBA-të nuk e kanë ndarë ende me qeveritë evropiane.
Rusia thotë se vendosjet ushtarake në territorin e saj janë një çështje e brendshme dhe ajo mohon çdo qëllim agresiv, ndërsa akuzon SHBA-në për provokim duke bërë manovra me anije luftarake në Detin e Zi afër territorit të saj këtë javë.