14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Shkëlzen Gashi thotë se pasi ka marrë një sërë kërcënimesh është nën përcjellje të policisë

Rekomandime

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar se ai asnjëherë nuk ka thënë se UÇK-ja ka kryer krime, por individë të caktuar.

- Advertisement -

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se UÇK-ja ka kryer krime, por individ apo pjesëtarë që e kanë keqpërdorë uniformën dhe nëse ka dëshmi duhet të dënohen”, ka deklaruar Gashi në Klan Kosova.

Ai ka treguar se pas deklaratës së bërë javë më parë në T7 ka marrë një seri kërcënimesh për çka e ka njoftuar policinë.

Gashi ka konfirmuar se ai aktualisht është nën mbikëqyrje të policisë së shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit