22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

​Ndërrohet lokacioni i protestës së nesërme të estradës

Rekomandime

Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se protesta e nesërme, e thirrur për në orën 11.00 para Ministrisë së Shëndetësisë, tash do të mbahet tek objekti i Qeverisë së Kosovës në po të njëjtën kohë.

Protesta e pronarëve të restoranteve dhe estradës mbahet në shenjë pakënaqësie për shkak të mos lejimit të mbajtjes së dasmave si pjesë e masave anti-COVID-19, të cilat ditëve të fundit janë rikthyer në nivel vendi.

- Advertisement -

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja dhe 25 të shëruar.

Tahiri thotë se ndërrimi i lokacionit të protestës është për shkak të interesimit të qytetarëve dhe bizneseve.

Ata që do të dalin të na përkrahin, faleminderit!

- Advertisement -

Ata që nuk e shohin te arsyeshme të dalin, prapë faleminderit!

Por, kjo do të jetë protesta e parë dhe e fundit nga ana ime për ngritjen e zërit për estradën, sepse edhe nuk i kisha kompetencat, megjithatë e pamë që nuk reagoi askush në ditët e para në mbrojtje të punës tonë, dhe u desh të reagoj!

- Advertisement -

Pra, tani e kemi të qartë se a i hapin apo nuk i hapin mbrëmjet, nuk e kam problem, problem e kisha që mos të injorohemi dhe të diskriminohemi si kategori e artistëve!

Pa dyshim do t’i respektoj vendimet e qeverisë”, shkruan Tahiri ndër të tjera në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit