1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Paralajmëron shefi i NATO-s: Evropa s’mund ta mbrojë e vetme veten nga Rusia

Rekomandime

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kundër përpjekjeve për ta ndarë Evropën nga Amerika Veriore dhe tha se Bashkimi Evropian nuk mund ta mbrojë i vetëm kontinentin nga kërcënimet si terrorizmi dhe sjellja destabilizuese e Rusisë.

- Advertisement -

“Çfarëdo përpjekje për ta ndarë Evropën nga Amerika Veriore jo vetëm që do ta dobësojë NATO-n, por gjithashtu do ta ndajë Evropën”, tha Stoltenberg në një fjalim të mbajtur në Kolegjin e Evropës në Belgjikë.
“Prandaj, unë nuk besoj në Evropën e vetme ose në Amerikën Veriore të vetme. Unë besoj në Amerikën Veriore dhe Evropën së bashku, në NATO, në solidaritet strategjik. Çfarëdo sfidash me të cilat përballemi, jemi më të fortë së bashku”, shtoi ai.

Në një intervistë për agjencinë AFP, ai tha se ndonëse i mirëpret përpjekjet e Brukselit për t’i rritur shpenzimet në industrinë e mbrojtjes, ka dyshimet për atë thirrjet që Evropa ta zhvillojë të ashtuquajturën “autonomi strategjike” të llojit të promovuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Për më shumë se 70 vjet, NATO-ja e ka mishëruar këtë raport unik. Aleanca jonë është vendi i vetëm që i bën bashkë Amerikën Veriore dhe Evropën çdo ditë për të diskutuar rreth sfidave të përbashkëta të sigurisë”, tha sekretari i NATO-s.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kishte raporte të tensionuara me vendet evropiane të NATO-s, duke thënë se ato nuk janë duke kontribuar mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre dhe duke ua lënë barrën taksapaguesve amerikanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit