Tani që po futemi në javën e fundit të nëntorit dalëngadalë moti po vazhdon të ftohet dhe po fillojnë përgatitjet për stinën e dimrit.
Prishtina Weather gjithsesi paralajmëron qytetarët se edhe këtë javë do të ketë temperatura mbi mesataren me mundësi për reshje lokale shiu.
Po ashtu, nga parashikimet e fundit, vërehet një tendencë në modelet parashikuese, që nga mesi i javës së ardhshme mund të depërtojnë masa të ftohta polare mbi rajon, që do të zbresin temperaturat edhe nën 0C, si dhe të sjellin mundësi për reshje bore