Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.