19.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Një burrë dhe një grua gjenden të vdekur në banesat e tyre në Prishtinë

Rekomandime

Një burrë dhe një grua gjenden të vdekur në banesat e tyre në Prishtinë

- Advertisement -

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në kryeqytet në 24 orët e fundit. Një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në banesat e tyre, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 13:00, në një banesë në Prishtinë është gjetur i vdekur një person.

“Prishtinë 13.05.2020 – 12:40. Raportohet se në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

- Advertisement -

Ndërkohë, rreth orës 21:00 është gjetur pa shenja jetë një grua, e cila jetonte e vetme në banesë.

“Prishtinë 13.05.2020 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare e cila kishte jetuar e vetme në banesë, është gjetur pa shenja jete. Të gjitha njësitë përkatëse janë marrë me rastin”, njofton Policia

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit