8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Parashikon Lul Raka: Numri i vdekjeve do të ulet vetëm pas dy ose tri javëve

Rekomandime

Pandemia nuk do të përfundojë deri sa të del vaksina kundër Covid 19.Kështu u shpreh Mikrobiologu, Lul Raka.

- Advertisement -

“Nuk mundemi me e ditë se kur mundet me përfundu pandemia, deri sa të del vaksina nuk do të pëfundojë” deklaroi ai.
Por, ai pret se do të shohim ditë më të mira se këto të sotmet.Sipas tij, numri i vdekjeve do të ulet pas dy ose tri javësh.

“Ditë më të mira do të vijnë. Sot, është numri dy shifrorë pas një kohe të gjatë por trendi i vdekjeve nuk përcjellë drejtpërdrejtë numrin e rasteve. Sipas ekspertëve të statistikës numri i vdekjeve do të ulet dy javë deri tri javë pas uljes së numrit të rasteve. Do të thotë ky trend i vdekjeve do të vazhdojë edhe disa ditë e përkon me kohën e uljes së rasteve që e ka përcjellë Kosovën në 10 ditët e fundit”, deklaroi Raka për Gazeta Blic.

Për uljen e numrit të rasteve, Raka deklaroi se mund të presim ulje akoma por duhet të presim shtatorin për të pare se çka do të ndodhë.“Mundet me u ulë numri i rasteve të reja akoma, trendi po shkon drejtë uljes, prandaj mundemi me pritë akoma ulje por duhet të presim e të shohim deri në shtator”, përfundoi Raka për Gazeta Blic.Kujtojmë që numri i rasteve të reja sot ka rënë në 99 raste të reja në tërë Kosovën por është numri i të vdekurve nga Covid 19 i cili është akoma i lartë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetën 13 persona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit