Parlamenti Europian ka votuar thuajse unanimisht për pranimin e Ukrainës si vend kandidat në BE.
Prej 676 votave, 637 ishin për, 13 kundër dhe pati 26 abstenime.
Ky votim vetëm e rekomandon Ukrainën për marrjen e statusit të vendit kandidat ndërsa fjala e fundit merret në nivel të përfaqësuesve të vendeve anëtare.
Aplikimi i Ukrainës për anëtarësim në BE erdhi pak ditë pas sulmit nga Rusia.