8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Themelohet fondi për mbrojtje dhe siguri

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për shkak të nevojave të FSK-së dhe situatës aktuale ndërkombëtare, është themeluar Fondi i Sigurisë.

Kurti në një postim në Facebook tha se ky vendim u mor pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë. Me financat e mbledhura, Qeveria synon t’i përdor sipas strategjisë së sigurisë shtetërore të Kosovës, e cila pritet të miratohet nga Ekzekutivi.

- Advertisement -

“Themeluam Fondin e Sigurisë. Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”. Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, ka shkruar ai.

Kryeministri i ka ftuar qytetarët dhe bashkëatdhetarët në diasporë që të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij. Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

Kur pati ardhur në pushtet për herë të parë, Kurti, atëherë në prill të vitit 2020 si kryeministër në detyrë kishte hapur një llogari të posaçme duke kërkuar nga diaspora shqiptare që ta ndihmojë qeverinë me mjete financiare në menaxhimin e pandemisë.

Të hyrat, sipas kryeministrit Kurti, do të shërbenin aty ku është nevoja.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit