7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Parlamenti Evropian me kritika ndaj Serbisë: Ndaleni retorikën kundër BE’së

Rekomandime

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të ndalin retorikën e tyre kundër BE’së.

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje që zyrtarët serbë të jenë të përkushtuar për vlerat evropiane në paraqitjet publike.

- Advertisement -

Eurodeputetët inkurajojnë autoritetet serbe që të komunikojnë angazhimin e tyre ndaj vlerave evropiane në mënyrë më aktive në debatin publik dhe shprehin shqetësimin se media të financuara nga qeveria, shpesh duke cituar zyrtarë shtetërorë, kontribuojnë në përhapjen e retorikës anti-BE në Serbi.

Eurodeputetët shprehin keqardhje për fushatën dezinformuese në lidhje me ndihmën e BE-së gjatë pandemisë COVID-19 nga zyrtarë qeveritarë dhe i kërkojnë qeverisë serbe të sigurojë qytetarët me të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me pandeminë”, thuhet në komunikatën e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Tutje eurodeputetët kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë thelbësore për Serbinë në negociatat e saj për anëtarësim në BE.

- Advertisement -

Deputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme theksojnë rëndësinë e injektimit të një dinamizmi më të madh në negociatat e pranimit të BE me Serbinë duke i bërë thirrje vendit të angazhohet pa dyshime për të përmbushur detyrimet e saj drejt pranimit në BE në një mënyrë të dukshme dhe të verifikueshme.

Në raportin e Komitetit mbi raportet e Komisionit 2019-2020 mbi Serbinë të miratuar të martën, eurodeputetët kërkojnë që vendi të japë rezultate bindëse në fusha të tilla si gjyqësori, liria e shprehjes dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

- Advertisement -

Ata gjithashtu vërejnë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe respektimi i mirëfilltë i të drejtave themelore vazhdojnë të jenë thelbësore dhe do të përcaktojnë ritmin e negociatave të pranimit”, thuhet tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit