0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Partia Popullore ngrit kallëzim penal ndaj Ana Brnabiqit dhe dy ministreve të Qeverisë së Serbisë

Rekomandime

Për shkak të kompanisë Rio Tinto, ekipi juridik i Partisë Popullore ka bërë kallëzim penal kundër kryeministres të Serbisë, Ana Brnabiq, ministres së Minierave dhe Energjetikës, Zorana Mihajloviq dhe Ministres së Mbrojtjes së Mjedisit, Irena Vujoviq.

Kallëzimi penal, me 1747 nënshkrime të qytetarëve, është dorëzuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar nga përfaqësuesit e së cilës është kërkuar që të veprojnë menjëherë, thanë para gazetarëve përfaqësues të Partisë Popullore para Gjykatës Speciale në Beograd.

- Advertisement -

Nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, tha se “partia së bashku me popullin kanë bërë kallëzim penal kundër autoriteteve dhe ka treguar gjithçka që është bërë në vitet e fundit në lidhje me Rio Tinton”, raporton N1.

Ai i bëri thirrje prokurorisë që të reagojë ndaj kallëzimit penal, por gjithashtu shprehu dyshimin se “drejtësia është e shantazhuar apo e korruptuar”.

Aleksiq shtoi se Serbia mund të ketë një fitim vjetor prej shtatë deri në 30 milionë euro nga Rio Tinto gjersa 80 milionë euro nga bujqësia në Luginën e Jadrës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Partia Popullore nuk do të ndalet së theksuari pasojat e dëmshme të punës së autoriteteve të Serbisë dhe asaj kompanie.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas presionit të madh dhe protestave, ka refuzuar të nënshkruan Ligjin për Shpronësim , e cila i mundësonte gërmime kompanisë ruse, Rio Tinto.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit