1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pas 21 vitesh skamje, ish-ushtari i UÇK-së bëhet me banesë të re

Rekomandime

Ish ushtari i UÇK-së, Nexhat Brahimaj, sot pas 21 vjetësh u bë me banesë të re.

Blerja e kësaj banese u mundësua nga shoqata “Bereqeti”, ndërsa nismëtari për nisjen e kësaj banese ishte Abdurrahman Bejtullahu, i cili tha se mbledhja e fondeve u bë në kohë rekorde për 10 ditë.

- Advertisement -

Faleminderit atyre që kanë dhanë kontribut për blerjen e banesës, faleminderit prej Hoxhës dhe komandantit tim, unë se kom prit kta po qe Zoti deshti të ma plotsoj dëshirën” tha Brahimaj në lot emocionesh e gëzimi.

Ndërkaq, Valbona bashkëshortja e Nexhatit tha se nga sot do të ketë vullnetin për të jetuar.

“Jam shumë e gzushme dhe se kom besu që bohet kaq shpejt për 1 muj e 9 ditë, e di se tash çka do që të boj e boj me vullnet”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Në mesin e atyre që kontribuan ishte edhe ish-komandanti i Brigadës 137 Gjakova, Agron Kryeziu, i cili tha se është ndjenjë e veçantë të shohësh fytyrat e kësaj familje më të lumtura se kurrë më parë.

Më poshtë gjeni videon e plotë:

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit